Lista e Dokumentave pėr Regjistrim

 

Procedura që ndjek sektori për regjistrim-çertifikim çdo të drejte është :

 

                 1. Numërtimi te Zyra e Protokollit

  1. Urdhëri i Drejtores së ZSHDA-së për vënien në lëvizje te procedurës së regjistrim-çertifikimit

 

Sektori ka përpiluar dhe afishuar listën  e dokumentave për regjistrim-çertifikim të drejte

 

 

AUTORI/INTERPRETUESI/EKZEKUTUESI

 

  1. Kërkesë me shkrim, me datë dhe objekt : “Regjistrim të drejte”
  2. Fotokopje pasaporte.
  3. Formulari i ZSHDA-së, sipas klasës i plotësuar.
  4. Deklaratë noteriale, përmbajtja e të cilës të theksoj qartazi dhe pa asnjë dyshim se deklaruesi është autori/interpretuei/ekzekutuesi i veprës/ veprave të regjistruara.
  5. Vepra, në formë të shkruar ose e hedhur në mbajtëse zëri/ figure/ose e lexuar në mënyrë elektronike.
  6. Kontrata që ka kaluar të drejtat me subjektin prodhues/përdorues (nësë ka një kontratë të tillë), origjinale ose fotokopje e noterizuar e tri muajve të fundit.

 

Pajisja me çertifikatë ose refuzimi i kërkesës, sipas afatit ligjor, 30 ditë.

 

                 LISTA E DOKUMENTAVE PËR REGJISTRIM-ÇERTIFIKIM

OBJEKT VEPRIMTARIE

 

  1. Kërkesë me shkrim e subjektit për regjistrim të objektit të veprimtarisë;
  2. Vendim i regjistrim në gjykatë ose në QKR, fotokopje e noterizuar e tri muajve të fundit;
  3. NIPT ose çertifikatë tatimore, fotokopje e noterizuar e tri muajve të fundit;
  4. Vërtetim që nuk ekzistojnë detyrime të pashlyera tatimore.
  5. Liçencë nga KKRT ( nësë është subjekt që ushtron veprimtari në fushën radiotelevizive).
  6. Fotokopje pasaporte

 

Pajisja me çertifikatë ose refuzimi i kërkesës, sipas afatit ligjor, 30 ditë.

 

 LISTA E DOKUMENTAVE PËR REGJISTRIM-ÇERTIFIKIM

I KONTRATËS PËR KALIM TË DREJTASH, SIPAS KLASAVE

 

  1. Çertifikata e të drejtës së autorit.
  2. Çertifikata e të drejtës së interpretuesit/ekzekutuesit.
  3. Çertifikata e regjistrimit të objektit të veprimtarisë.
  4. Kontrata për kalimin e të drejtës.

 

Pajisja me çertifikatë ose refuzimi i kërkesës, sipas afatit ligjor, 30 ditë.