Projekti i Komisioni Europian "IPA 2008" - “Pėr fuqizimin e Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit dhe strukturave zbatuese te ligjit”

Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit është përfituese e një projekti të financuar nga Delegacioni i Komisionit Europian me temë “Asistencë Teknike për Zbatimin dhe Forcimin e Kapaciteteve të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit. Projekti do të zgjasë 18 muaj, dhe ka filluar më datë 31 Gusht 2010.

Në kuadër të këtij projekti janë atashuar në Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit dy ekspertë të huaj Zj. Rodica Parvu (Rumani) e cila do të jetë drejtuese e ekipit te ekspertëve (Team Leader) dheZ. Ioannis Kikkis (Greqi), i cili është ekspert në cështjet e forcimit dhe zbatimit të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura. Gjatë projektit do të ketë dhe ekspertë të tjerë (Short-term), të cilët do të asistojnë Zyrën në periudha të ndryshme kohore të ndara sipas komponentëve të projektit dhe do të sigurojnë në kohë dhe me eficencë përfundimin e etapave të projektit.

Objektivi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë forcimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, në Republikën e Shqipërisë dhe gjithashtu të kontribuojë në përmbushjen e kushteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Qëllimët specifike të këtij projekti do të jenë:

1.      Forcimi i kapaciteteve operacionale të ZSHDA;

2.       Përafrimi i kuadrit ligjor me standartet e BE dhe  acquis communautaire dhe praktikat më të mira   europiane;

3.     Ndërgjegjësim për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura midis përdoruesve të veprave të mbrojtura,mbajtësve të të drejtës, përfaqësuesve të tyre dhe publikut të gjerë në përgjithësi.

Projekti është i organizuar dhe i ndarë në 3 faza dhe cdo fazë ka komponentet e saj specifikë, që nga krijimi i kapaciteteve të një funksionimi më të përshtatshëm të ZSHDA, në mënyrë që të performojë në mënyrë të plotë dhe eficente të gjitha funksionet e saj; përmirësimi i kuadrit ligjor dhe përafrimi me standartet e BE dhe praktikat më të mira europiane; si dhe ndërgjegjësim/informim/sensibilizim për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, midis përdoruesve, mbajtësve të të drejtës, përfaqësuesve të tyre dhe publikut të gjerë në përgjithësi, trajnim për stafin dhe strukturat e tjera përgjegjëse për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, në RSH, të cilat do të jenë përfituese indirekte të Projektit në fjalë.

Përvec komponentëve përbërës të cdo faze do të ketë dhe aktivitete specifike të tilla si: vleresim i perputhshmërisë së kuadrit ligjor të ZSHDA me standartet e BE, raporte, analiza te detajuara të kuadrit ligjor, mbështetje për miratimin e draft-ligjit në Parlament, Trajnime për Autoritetet shtetërore, dhe Sistemin Gjyqësor në Shqipëri, Seminare dhe trajnime për përdoruesit dhe Shoqëritë e Administrimit Kolektiv, Fushata të gjera sensibilizuese për publikun e gjerë në përgjithësi etj.... 

Në kuadër të Projektit IPA 2008 janë parashikuar si dhe jane kryer një sërë aktivitetesh trajnuese mjaft të larmishme dhe me tematika të gjera për stafin e ZSHDA-së, për stafet e Agjensive të Menaxhimit Kolektiv, për Organet shtetërore si tatime, dogana, polici, KKRT, për gjyqësorin dhe prokurorinë etj.

Në kuadër të projektit aktivitetet janë si me poshtë vijon:

4 seminare dhe trajnime për 4 agjensitë e administrimit kolektiv përkatësisht në datat:

 Albautor-     21-25  Shkurt

Akdie-         28 shkurt - 4 mars

AMI-           28 shkurt - 4 mars

FMAA-        23-28 mars 

Ekspertet te cilet kane kryer trajnimet per agjensite ne fjale ishin perfaqesues te agjensive simotra ne Europe.

Trajnimi i stafit te ZSHDA nga eksperte te huaj 28 Mars -1 prill – Trajnimi i stafit ne lidhje me  tema te caktuara si Shoqeria e Informacionit, Ritransmetimin kabllor dhe kopjen private etj. 

Ne kuader te projektit eshte zhvilluar ne Tirane me daten 1 prill 2011 ”Seminar mbi rendesine e te Drejtes se Autorit ne zhvillimet ekonomiko-shoqerore te Shqiperise per Autoritetet Shtetërore”, me pjesemarrjen e autoriteteve më të larta qeveritare.

Pritet te organizohen 12 seminare në 12 qarqet kryesore të Shqipërisë me kategorinë e përdoruesve të pronësisë artistike si TV, Radio, Hotele, Operatore Kabllore, Bare, Restorante, klube nate dhe disco etj. “Rritja e ndergjegjesimit per te gjithe perdoruesit e pronesise artistike”  ne qarqet me te medha administrative te Vendit.

Eshte bashkepunuar dhe eshte kerkuar ndihma dhe mbeshtetja e Dhomave Lokale te Tregtise dhe Industrise, per organizimin e ketyre seminareve, por organizimi i ketyre aktiviteteve neper rrethe rezulton i veshtire per shkak te mungeses se kontakteve dhe adresave te sakta.Duhet sigurisht nje bashkepunim me i forte me Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise, institucion ky ku kemi nenshkruar nje Memorandum Bashkepunimi. 

Konkretisht keto seminare ndergjegjesimi jane zhvilluar ne keto distrikte:

1.   Tirane -18 prill 2011

2.   Durres - 20 prill

3.   Lezhe -   27 prill 2011

4.   Elbasan- 16 qershor 2011

5.   Fier – 17 qershor 2011

6.   Gjirokaster – 18 korrik 2011

7.   Vlore – 19 korrik 2011

8.   Berat – 20 korrik 2011 

Prill 2011: Hartimi i një Plani Zhvillimi Afat-Gjatë të ZSHDA-së. Eshte  punuar per hartimin e nje draft Plani zhvillimi afat-gjate per ZSHDA, me eksperte te huaj dhe punonjesit e ZSHDA. Ky Draft pritet te miratohet me hyrjen ne fuqi te draft ligjit per te drejten e autorit dhe te drejtat e lidhura me te.

 Prill 2011:  Eshte rishikuar Misioni i ZSHDA/strukturat e reja të propozuara dhe përshkrimet e punës per secilin punonjes. Secili sektor dhe punonjes ka dhene mendime dhe sugjerime perkatese ne lidhje me Misionin e ZSHDA, vizionin dhe pershkrimet perkatese te punes.

 26 prill 2011 – Dita boterore e Pronesise Intelektuale – Takim koktejl me komunitetin e  artisteve me te mire te vendit. Aktiviteti eshte organizuar nga ZSHDA ne bashkepunim me Projektin IPA dhe me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise.

 5 - 9 qershor 2011 - Nje pjese e konsiderueshme e stafit te ZSHDA zhvilluan një vizite studimore ne Greqi, qëllimi i të cilës ishte njohje me institucionet e te drejtes se autorit dhe agjencine e menaxhimit kolektiv AEPI. 

 Qershor 27 – korrik 1/ 2011- Trajnimi i stafit te ZSHDA Trajnim 5 ditor i ngjeshur me stafin e zyres ne lidhje me:Perjashtimet e Kopjes private; Testi tre- hapesh,neni 5(5);  menaxhimi dixhital i te drejtes se autorit, e drejta e autorit ne internet, zbatimi ne mjedisin dixhital dhe nje sere temash te tjera me mjaft interes.

5-9 Shtator 2011- Vizitë studimore në Finlandë. Kjo vizitë kryhet në kuadër të projektit dhe moren pjesë një delegacion prej 5 vetash nga stafi i ZSHDA-së, me qëllim përvetësimin e eksperiencave më të mira në fushën e të drejtës së autorit si dhe për të parë shembullin e funksionimit të menaxhimit kolektiv të  zgjeruar (extended collective managment).

 Në datat 14 -15 shtator 2011, në vijim të aktiviteteve të larmishme e të shumta të këtij projekti,  u organizua në Tiranë një Seminar Trajnues 2-ditor për administratën e Autoriteteve Shtetërore, për zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të”, konceptuar për t’u zhvilluar vetëm me pjesëmarrjen e autoriteve doganore, tatimore dhe ato policore, struktura të cilat janë pjesë e zinxhirit për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e autorit në Republikën e Shqipërisë.

Aktiviteti është konsideruar i një rëndësie të veçantë për sa i takon zbatimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Shqipëri, duke patur parasysh problemet e shumta që ekzistojnë në zbatimin e këtyre të drejtave.  Lektorët referues të këtij seminari ishin ekspertë të fushës dhe me një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, të cilët trajtuan tema të ndryshme si dhe ndanë praktikat më të mira botërore me autoritetet pjesëmarrës.

Në datat 5-6 Tetor 2011, në Tiranë, u zhvillua një “Seminar Trajnimi 2-ditor mbi Zbatimin e të Drejtës se Autorit për Sistemin Gjyqësor, në Republikën e Shqipërisë”.

Aktiviteti u konceptua  për t`u zhvilluar vetëm me pjesëmarrjen e autoriteteve të sistemit gjyqësor në Shqipëri, strukturë e cila është pjesë e zinxhirit për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e autorit në Republikën e Shqipërisë. Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Ne fund pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.