Aktivitete

 

Aktivitetet e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit që nga krijimi i saj e deri më sot janë të listuara si më poshtë:

Të gjitha këto seminare dhe workshop-e janë të mbështetura financiarisht nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OMPI) si dhe 2 workshop-e nga Programi i Asistencës Teknike (TAIEX) i Komisionit Europian.

 

1-Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO)

 

ZSHDA  ka patur vëmendjen dhe mbështetjen e Organizatës Botërore te Pronësisë Intelektuale që në momentin e krijimit të saj deri më sot, (WIPO/OBPI). 

OBPI është organizata më e madhe botërore që vepron në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Intelektuale. Është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara. I është dedikuar zhvillimit të një sistemi ndërkombëtar të balancuar dhe të aksesueshëm të pronësisë intelektuale, e cila do të thotë shpërblim, stimulon dhe nxit krijimtarinë, kontribuon në zhvillimin ekonomik duke ruajtuar interesat publike.

“WIPO është krijuar nga Konventa e WIPO e vitit 1967 me mandat nga Shtetet Anëtare për të promovuar mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në mbarë botën përmes bashkëpunimit midis shteteve dhe në bashkëpunim dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare. Zyrat e saj ndodhen në Gjenevë, Zvicër”.  

Vizioni i WIPO është “Pronësia Intelektuale është një mjet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të të gjitha shteteve”. Misioni i saj është promovimi i përdorimit efektiv dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale në mbarë botën.

.

Deri më sot ZSHDA ka marrë këtë mbështetje nga WIPO:

 

·         3 vizita studimore (tetor 2007- tetor 2008) në Londër kurs dy-javor:

“Për të drejtën e autorit dhe të drejtat që lidhen me të” dhe në Mars 2008 një vizitë studimore e disa përfaqësuesve të ZSHDA dhe përfaqësuesve të Drejtprisë së Patentave dhe Markave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

 

·         Workshop- seminar Tiranë 28-29 maj 2008 i organizuar nga WIPO.

Seminar Kombëtar për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e  tjera të lidhura me të”, organizuar financiarisht nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe programi TAIEX. Kanë qënë të ftuar personalitete dhe profesorë të së drejtës së autorit me ekperiencë në këtë fushë.

Qëllimi kryesor i këtij seminari kombëtar ishte mbrojtja ndërkombëtare e të Drejtës të Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me të, parimet, përfitimet dhe rëndësia e ligjit të së drejtës së autorit, si dhe menaxhimi kolektiv i të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të; parimet e përgjithshme; roli i qeverisë; aspektet ekonomike dhe sociale, etj.

 

·         Pjesëmarrje në Seminarin Ndër-rajonal ”Mbi të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me të” si dhe për Agjensitë e Administrimit Kolektiv, e cila u zhvillua në Tulcea, dhe Bukuresht, Rumani nga data 9-13 qershor 2008. Zyra shqiptare për të Drejtën e Autorit ishte e ftuar nga Zyra Rumune e të Drejtës së Autorit.(ORDA)

 

2- Komisioni Europian

Komisioni Europian ka qënë një tjeter strukturë drejt së cilës është shtrirë kërkesa jonë për bashkëpunim.Mund të relatojmë për marrëdhënie bashkëpunuese të ngushta me KE dhe me Delegacionin e tij në Tiranë.

-ndjekja e programeve trajnuese që organizohen nga TAIEX

·         Me date 15 Maj 2008 eshtë organizuar një workshop, mbështetur financiarisht nga Komisioni Europian nëpërmjet programit të asistencës teknike TAIEX. Qëllimi i këtij seminari ishte shkëmbimi i eksperiencës midis Zyrës Rumune për të Drejtat e Autorit dhe Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, për të mësuar nga eksperienca rumune e cila konsiderohet si e sukseshme dhe efikase

Ishte e ftuar në këtë vizitë Drejtori i Zyrës Rumune për të Drejtën e Autorit (ORDA) dhe një përfaqësuese e Sektorit të Agjensive të Admnistrimit Kolektiv.

 

Zyra Shqiptare e te Drejtes se Autorit per me shume se tre vite te funksionimit te saj ka ndermarre nje sere aktivitetesh ne fushen e PI, ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Pronesise Intelektuale (OBPI) dhe Komisionin Europian /Programi TAIEX.

 

Jane organizuar disa workshope/seminare me qellim njohje/informim/ sensibilizim mbi ceshtje te se drejtes se autorit, si dhe jane mundesuar disa vizita studimore nga stafi i zyres per shkembim eksperiencash ne vende me nje background te gjate ne kete fushe. Eshte mundesuar nje trajnim 2 javor per te drejten e autorit, per dy perfaqesues te zyres ne Londer.

 

Dy  vizita studimore jane organizuar ne Rumani ne zyrat e te drejtes se autorit, ku perfaqesues te zyres sone kane marre eksperiencen e tyre me te mire dhe rastet e zgjidhjes se ceshtjeve ku kishte shkelje te se drejtes se autorit. Nje element i rendesishem qe vlen te permendet ne zyren rumune, ishte bashkepunimi i ngushte dhe efektiv i kesaj zyre me hallkat e tjera si polici, prokurori, gjykata.

 

Jane bere te mundura 2 vizita nga ekperte te huaj, personalitete ne fushen e te drejtes se autorit per te dhene opinionet e tyre mbi amendimin e ligjit dhe perafrimin e tij me legjislacionin e vendeve te BE.

 

·         31 Mars 2010  eshte organizuar nje seminar kombetar  "Workshop Kombëtar mbi Modernizmin e Legjislacionit dhe Infrastrukturës së Menaxhimit Kolektiv”. Ky është një aktivitet i cili, u organizua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Aktiviteti ishte i një rëndësie të veçantë sa i takon menaxhimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Shqipëri, dhe dha mundësinë e marrjes së eksperiencës nga organizatat ndërkombëtare më të fuqishme dhe prestigjoze, që veprojnë në këtë fushë në arenën ndërkombëtare.

 

·         Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale/ 26 Prill 2010 "Trajnim Kombëtar mbi Pronësinë Intelektuale për Autoritetet Shtetërore”. 

 

·         27-28 Tetor 2010 Trajnim 2-ditor "Pronësia Intelektuale për Gjyqtarë, Prokurorë dhe Avokatë"

 

Ky seminar-trajnim ishte i fokusuar për të dhënë një informacion të zgjeruar jo vetëm mbi bazën ligjore të parashikuar në legjislacionin vendas, por edhe mbi atë që konventat dhe trakatet ndërkombëtare në këtë fushë ofrojnë dhe parashikojnë. Gjithashtu, ishin të parashtruara dhe kazuse të ndryshme për zgjidhje të cilat do të jenë një ndihmë nga pikëpamja praktike për stafet e gjyqësorit apo të prokurorisë për trajtimine e cështjeve me objekt cënimin e këtyre të drejtave. 

 

·         9 Dhjetor 2010 - Seminar kombetar "E drejta e Autorit ne Epoken Dixhitale" 

 

Seminari do të ketë në fokusin e tij kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe menaxhimin e të drejtës së autorit dhe te drejtave të tjera të lidhura me të në epokën dixhitale, do të trajtojë tema mbi fuksionimin e industrive gjigande të muzikës e filmit, si dhe sfidat aktuale mbi sistemin e te drejtave të autorit si dhe modelet e reja të biznesit.