Studim Kombetar
Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, me ndihmën dhe mbështetjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) ka filluar përgatitjen e një “Studimi Kombëtar mbi Kontributin e Industrive të të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të lidhura në Ekonominë Kombëtare të Shqipërisë” , studim i cili do t`i shërbejë Qeverisë Shqiptare për të propozuar politika dhe ndërhyrje institucionale për inkurajimin e rritjes dhe zhvillimin e industrive të bazuara në të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura në vend.
Studimi do të kryhet nën supervizimin e Byrosë Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), në vecanti me Sektorin e Industrive Krijuese në koordim me ZSHDA.
Eksperienca botërore tregon se industritë e bazuara mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura kanë një impakt të konsiderueshëm në ekonominë e një vendi. Studime të shumta kombëtare në shumë shtete kanë treguar se këto industri janë kontribues të mëdhenj dhe potencialë në aspektin e vlerës së tyre relative agregate në GDP-në e një vendi, ashtu si dhe në kontributin e tyre në punësim dhe në tregtinë e jashtme.
Studimi është kërkuar të kryhet nga ZSHDA, në mënyrë që të matet impakti i të drejtës së autorit në ekonominë e vendit. Pritet që rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë si inpute të rëndësishme në promovimin e zhvillimit të sektorëve të bazuara në të drejtën e autorit në vend.





