Njoftim
Në datë 2 Shkurt 2011 u organizua nga përfaqësuesi zyrtar i “Microsoft INC” dhe Bussnes Softëare Alliance, trajnimi i stafit të Inspektorëve të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit në fushën e programeve të kompjuterit, të cilat janë vepra që mbrohen në bazë të dispozitave të ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 LDA.
Ekspertët e “Microsoft Albania” prezantuan programet kompjuterike të licesnuara të cilat qarkullojnë në tregun e brendshëm, dallimin ndërmjet programeve të ligjshme dhe atyre të fallsifikuara apo pirate, mënyra e ushtrimit të kontrollit në pajisjet kompjuterike (hardëare-et) dhe të konstatimit të instalimit të ligjshëm apo të paligjshëm të programeve kompjuterike, si dhe u informuan në lidhje me rrjetin e partnerëve lokalë që distribuojnë programet e kompanisë “Microsoft” në vendin tonë.
Me qëllim garantimin e mbrojtjes së të drejtave të titullarëve të ligjshëm të kësaj kategorie veprash dhe në përmbushje të misionit që LDA përcakton për monitorimin e respektiomit të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura në vendin tonë, në dt. 14 shkurt e deri në fund të muajit do të inspektohen të gjithë subjektet tregtare që distribuojnë dhe tregtojnë programe kompjuterike në vendin tonë.





