26 Prill 2011 - Dita Boterore e Pronesise Intelektuale

Qysh prej vitit 2000, më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), në të cilën, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota.

 

Këtë vit, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale do të festohet nëpërmjet organizimit të një leksioni të hapur dhe një tryeze të rrumbullakët, të cilat synojnë promovimin e mbrojtjes së të drejtave intelektuale. Këto aktivitete organizohen nën kujdesin e Projektit të financuar nga BE-ja: «Asistencë Teknike për fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA)». Ky projekt ofron një financim prej €800,000 në kuadrin e programit IPA për mbështetjen dhe përmirësimin e zbatimit të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe atyre të fqinjësisë në Shqipëri, me qëllim përmbushjen e kushteve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit.

 

Axhenda

Leksion i Hapur

09:00 - 09:30  Mesazhi përshëndetës nga Drejtori i Përgjithshëm i OBPI-së, z. Francis Gurry

09:30 - 10:00  Roli i ZShDA-së dhe rëndësia e mbrojtjes së të drejtës së autorit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, zj. Nikoleta Gjordeni, Drejtoreshë e ZSHDA-së

10:00- 10:30  Rëndësia Sociale, Ekonomike dhe Kulturore e së Drejtës së Autorit, zj. Rodica Parvu, Drejtuese e Projektit, Human Dynamics Consortium

10:30 - 11:30  Leksion i hapur me studentët e Akademisë së Lartë të Arteve, krijuesit e ardhshëm të vendit

 

Tryezë e Rrumbullakët

18:00 - 18:30 Fjala e hapjes, Znj. Suzana Turku, Zëvendës Ministre e Kulturës

18:30 - 19:30 Shkëmbim i pikëpamjeve me autorët dhe artistët shqiptarë