Njoftimi i Fundit - 18-19-20 korrik 2011
Në kuadër të Projektit të Komisionit Europian IPA 2008 “Për fuqizimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe strukturave zbatuese te ligjit”, ka filluar zbatimi i komponentit të tretë të projektit qe ka të bëjë me Rritjen e Ndërgjegjësimit mbi të Drejtën e Autorit për Përdoruesit e Pronësisë Artistike”
Aktiviteti është i një rëndësie të veçantë sa i takon zbatimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Shqipëri, duke patur parasysh problemet e shumta që ekzistojnë në tregun e produktit intelektual si dhe gjetjen e një komunikimi të përbashkët midis përdoruesve (Hotelet, Baret, Restorantet, Tv e Radio, Operatore Kabllore, Disko e Klube Nate) të pronësisë intelektuale dhe agjensive të administrimit kolektiv.
Aktiviteti është konceptuar të zhvillohet vetëm me përdorues të pronësisë artistike nëpër rrethet kryesore të Shqipërisë.
Kësaj radhe pas seminareve të organizuara në qytetin e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit do të vazhdojnë me Qytetin e Gjirokastrës, Vlorës dhe Beratit, përkatësisht në datat 18, 19 , 20 Korrik 2011. Jeni të lutur të merrni pjesë.





