5-6 Tetor 2011- "Seminar Trajnimi 2-ditor mbi Zbatimin e tė Drejtės se Autorit pėr Sistemin Gjyqėsor, nė Republikėn e Shqipėrisė"

Në datat 5-6 Tetor 2011, në Tiranë, do të zhvillohet një “Seminar Trajnimi 2-ditor mbi Zbatimin e të Drejtës se Autorit për Sistemin Gjyqësor, në Republikën e Shqipërisë”. Ky aktivitet është në vazhdimësinë e takimeve dhe aktiviteteve të shumta të cilat janë organizuar në kuadër të Projektit të Komisionit Europian IPA 2008 “Për fuqizimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe strukturave zbatuese te ligjit”. Aktiviteti do të organizohet nga Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me ZSHDA-në.

Aktiviteti është konceptuar të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e autoriteteve të sistemit gjyqësor në Shqipëri, strukturë e cila është pjesë e zinxhirit për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e autorit në Republikën e Shqipërisë. Do të ketë një pjesëmarrje të gjerë me gjyqtarë nga gjithë rrethet e vendit. Aktiviteti do të zhvillohet tek Hotel Mondial.