Seminar Ndergjegjesimi ne Qarkun Shkoder dhe Kukes / 17-18 Tetor 2011

Në kuadër të Projektit të Komisionit Europian IPA 2008 “Për fuqizimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe strukturave zbatuese te ligjit”, ka filluar zbatimi i komponentit të tretë të projektit qe ka të bëjë me Rritjen e Ndërgjegjësimit mbi të Drejtën e Autorit për Përdoruesit e Pronësisë Artistike”

Aktiviteti është i një rëndësie të veçantë sa i takon zbatimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Shqipëri, duke patur parasysh problemet e shumta që ekzistojnë në tregun e produktit intelektual si dhe gjetjen e një komunikimi të përbashkët midis përdoruesve (Hotelet, Baret, Restorantet, Tv e Radio, Operatore Kabllore, Disko e Klube Nate) të pronësisë intelektuale dhe agjensive të administrimit kolektiv.

Aktiviteti është konceptuar të zhvillohet vetëm me përdorues të pronësisë artistike nëpër rrethet kryesore të Shqipërisë. 

Me date 17 Tetor 2011 seminari do te organizohet ne Qarkun Shkoder (Shkoder, Malesi e Madhe dhe Puke)

Me date 18 Tetor 2011 seminari do te zhvillohet ne Qarkun Kukes