INFORMIM PER SUBJEKTET TATIMPAGUES
ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT, në bazë të Ligjit nr. 9380, dt.28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, është institucioni shtetëror kompetent që monitoron dhe kontrollon respektimin e këtyre të drejtave mbi veprat e autorëve dhe artistëve shqiptarë dhe të huaj në territorin e RSH, JU informon se:
SUBJEKTET njëkohësisht dhe Përfaqësuesit e Ligjshëm, të Licencuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që mbrojnë dhe ADMINISTROJNË/MENAXHOJNË NË MËNYRË KOLEKTIVE TË DREJTAT PASURORE të krijuesve, artistëve dhe producentëve, për veprat që krijojnë pronësi intelektuale dhe vlerë pasurore e pamohueshme që duhet të paguhet nga ju, në cdo formë e mënyrë shfrytëzimi a përdorimi, në ushtrim të aktivitetit tuaj fitimprurës.
Agjencitë e Administrimit Kolektiv të Licencuara sipas ligjit shqiptar janë:
1. ALBAUTOR, Nr. 1 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të autorëve të veprave muzikore dhe rregjistrimeve mekanike të saj;
2. FMAA (Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve të Audiovizualit), Nr.2 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të autorëve të veprave audiovizule dhe kinematografike.
3. AKDIE (Agjencia Kolektive e të Drejtave të Interpretuesve dhe Ekzekutueve) Nr. 3 Licence që menaxhon të drejtat ekonomike të Artistëve Interpretues/ekzekutues të gjithë veprave artistike, muzikore, audiovizuale.
4. AMP (Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve), Nr.4 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të prodhuesve të fono-videogrameve.
Këto Agjenci kanë të drejtën e ligjshme:
a) Të pajisin me Autorizim/Kontratë cdo subjekt tatimpagues që zhvillon aktivitet tregtar e që shfrytëzon apo përdor për qëllimet e veta të drejtëpërdrejta a të tërthorta fitimi, repertorin e veprave të anëtarëve që përfaqësojnë e mbrojnë këto agjenci;
b) Autorizim/Kontratën cdo Agjenci e shoqëron në bazë të legjslacionit tatimor në fuqi, me Faturë Tatimore me TVSH, kundrejt një çmimi, tarife të miratuar nga këto agjenci në proporcion me përdorimin e këtij repertori, në funksion të biznesit tuaj.
c) Cdo pagesë kundrejt Autorizim/kontratës dhe Faturës me TVSH, duhet të bëhet vetëm nëpërmjet bankës në numrat e llogarisë bankare të cdo agjencie.
d) Depozitoni në ZSHDA një kopje të këtyre dokumentave për të qenë në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9380/2005.
KUJDES!
Mos bini pre e mashtrimit nga subjekti “Sig-Ship” SHPK dhe cdo person që vjen në emër të këtij subjekti, pasi nuk është i ligjshëm dhe i palicencuar nga MTKRS dhe nga asnjë ministri apo autoritet tjetër shtetëror. DENONCONI në organet e Policisë së Shtetit apo të Prokurorisë, cdo rast të tillë dhe mos paguani në kushte mashtrimi te Subjekti “Sig-Ship” SHPK.
GJITHASHTU,
ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT, JU INFORMON SE:
Cdo subjekt tatimpagues ka detyrimin ligjor që në kompjuterat e vet apo serverat/sistemet operative të kompanisë së vet tregtare, TË INSTALOJË, PËRDORË APO ZHVILLOJË VETËM PROGRAME KOMPJUTERIKE TË LIGJSHME, TË LICENCUARA dhe të blera vetëm te Titullarët e Ligjshëm të këtyre të SOFTEVE në mënyrë të LIGJSHME. Përdorimi, instalimi apo shfrytëzimi i softeve në mënyrë pirate dhe pa LICENCË, të siguruara në mënyrë të paligjshme, kur nuk përbën kundërvajtje administrative, është VEPËR PENALE dhe dënohet në bazë të Kodit Penal të RSH. Përgjegësia ligjore është e cdo Drejtuesi, punonjësi dhe Përfaqësuesi Ligjor të personit fizik a juridik, në përputhje me shkeljen ligjore të kryer nga subjekti.
Ky informim vlen për të ndihmuar aktivitetin tuaj tregtar dhe për të legjitimuar cdo aspekt të veprimtarisë tuaj, në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi.
Bashkëpunoni me ZSHDA dhe ne Ju ndihmojmë për zbatimin e LIGJIT . Informohuni nëprmjet faqes zyrtare www.zshda.gov.al dhe www.mtkrs.gov.al
ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT





