Zshda gjobit subjektin" BELINA H"
Sot me date 07.03.2012, Inspektoret e Zyres Shqiptare per te Drejten e Autorit kane gjobitur Subjektin "Belina H" me nipt K7223003A ne shumen 100 000 leke te reja per Librin e Hitlerit " LUFTA IME" pa kontrate botimi ne gjuhen shqipe.
Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit ka marrë dijeni nëpërmjet Mediave të ndryshme shqiptare për botimin në shqip dhe hedhjen në treg të librit të Adolf Hitler “Lufta ime” nga Shtëpia Botuese “Belina H” me Autor përkthyes nga gjuha origjinale Kushtrim Gjosti.
Nga shqyrtimi i të dhënave në Regjistrat Administrativë të të Drejtave të Autorit në ZSHDA, rezultoi se ky subjekt nuk është i regjistruar si subjekt botues për aktivitetin e tij dhe nuk ka depozituar për regjistrim sipas dispozitave të ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të ndryshuar, asnjë kontratë për përkthimin, botimin shpërndarjen e këtij libri në gjuhën shqipe me Mbajtësin e Ligjshëm të të Drejtës së Autorit të kësaj vepre.
Sipas informacionit të marrë nga ne, nga viti 1945 (pas vdekjes së Hitlerit) mbajtës i Ligjshëm i të Drejtës së Autorit për këtë vepër është Shteti Gjerman, Landi i Bavarisë.
Ligji nr. 9380, dt. 28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të ndryshuar, parashikon si kundërvajtje administrative dhe që ndëshkohet me gjobë, cdo subjekt që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duke riprodhuar/botuar veprën ( ajo që quhet copyright) pa titull të ligjshëm, pa autorizim/ kontratë me shkrim, nga autori ose të mbajtësit të të drejtës.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
ZYRA E SHTYPIT
ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT





