26 Prill 2012 - Dita Boterore e Pronesise Intelektuale
DITA BOTËRORE E PRONËSISE INTELEKTUALE - 26 PRILL, 2012
Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale është një mundësi për të celebruar kontributin që pronësia intelektuale bën për krijimin kulturor dhe inovacionin- dhe e mira e pamasë që këto dy fenomene sociale i sjellin botës.
Është një mundësi për të krijuar një mirëkuptim më të madh rreth rolit të Pronësisë Intelektuale si një mekaniziëm balancues midis interesave të konkurëncës e cila rrethon inovacionin dhe krijimin kulturor: interesat e krijuesit individual dhe ato te shoqërisë; interesat e prodhuesit dhe ato të konsumatorit; interesi në inkuarajimin dhe nxitjen e inovacionit/risisë dhe krijimit, dhe interesi ne ndarjen e përfitimeve që rrjedhin prej tyre.
Këtë vit tema e Ditës Botërore të PI është Inovatorët Vizionarë - njerëz, inovacionet e të cilëve transformojnë jetën e tyre. Impakti i tyre është i pamasë. Ato në të njëtën kohë mund të ndryshojnë dhe mënyrën se si shoqëria operon.
Merrni Inovatorin Kinez, Cai Lun. Ai hodhi themelet për prodhimin e letrës – një teknologji që transformoi gjithcka, sepse bëri të mundur regjistrimin e dijeve. Kjo është marrë deri në Europë nga Johannes Gutenberg me shpikjen e makinës së shtypit (shtypshkronjës) e cila nga ana tjetër mundësoi përhapjen dhe demokratizimin e njohurive. Në jetët tona ne kem qënë dëshmitarë të migrimit të përmbajtjes në formatin dixhital dhe të pushtetit të madh të shpërndarjes për veprat krijuese që janë sjellë përmes Internetit dhe zhvillimit të WWW – për të cilin ne duhet të falenderojmë përmes të tjerëve dhe Z.Tim Berners Lee.Prapa shume novacioneve te jashtëzakonshme ekzitojnë shumë histori të jashtëzakonshme njerëzore. Në kohën kur kishte shumë pak shkencëtare femra, Marie Curie Sklodowskaduhej të përpiqej e të luftonte për të ngritur veten e saj si shkencëtare në krahasim me gruan e një shkencëtari. Ajo gjithashtu, luftoi si një emigrante e punës në një komunitet tjetër. Dëshira e saj për të kuptuar coi në zbulimet themelore për të cilat ajo u shpërblye me 2 Cmime NOBEL në 2 disiplina të ndryshme – në Fizikë dhe në Kimi- një person i vetëm rrallë se mund të ketë arritur këtë.
Në art, inovacioni apo risia vertitet rreth mënyrave të reja të të parit të gjërave. Nj ëartist vizionar ose një kompozitor ose një shkrimtar është në gjendje të na tregojë një mënyrë të ndryshme, një këndvështrim të ri të të parit të botës.
Bob Dylan, psh: ai pushtoi atë që ishte në ajër dhe transformoi zhanre të ndryshme të muzikës, vecanërisht zhanret e folkut dhe muzikës Rock. Ose nëse marrim në konsideratë arkitektët si – Zaha Hadid ose Norman Foster – të cilët kanë transformuar peisazhet urbane dhe kanë zbukuruar ekzistencën tonë në kënvështrime dhe mënyra te ndryshme , ndërkohë ne të njëtën kohë kanë marrë në konsideratë nevojën për ruajtjen e mjedisit.
Ne jemi të varur nga ristë për të ecur përpara. Pa inovacion ne mund të mbetemi në të njëjtat kushte si qënie njerëzore. Akoma ristë në fushen e shëndetësisë psh- janë të një vlere relativisht të vogël për shoqërinë për sa kohë ato nuk mund të ndahen dhe të përdoren. Kjo është dilemma e madhe politike. Në njërën anë, kostoja e risisë në mjekësinë modern është e pamasë. Nga ana tjetër, nevoja për mëshirën dhe nevoja për ndarjen e risive të dobishme është gjitashtu shumë e madhe.
Unë besoj se duhet te shohim mbi pronësinë intelektuale si një mekanizëm I fuqizuar për të adresuar këto cështje.
Por ne duhet të gjejmë ekulibrin dhe balancën e drejtë, dhe për këtë është kaq e rëndësishme për të folur për pronësinë intelektuale. Në këtë ditë celebrimi unë dëshiroj të inkurajoj brezin e ri në vecanti për t`iu bashkëngjitur këtij diskutimi, sepse PI, përsa i takon dhe përkufizimit i takon ndryshimit, flet për të renë. Kjo është në lidhje më arritjen e transformimeve që ne duam të arrijmë në shoqëri.
Drejtori i Pergjithshem i WIPO-s
Z. Francis Gurry





