Publikimi nė Platformėn Elektronike te DPT, njoftimi i ZSHDA-sė pėr subjektet tatimpagues

 

NJOFTIM I RENDESISHEM

Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit (ZSHDA) me mbeshtetjen e DPT i rekomandon perdoruesit e platformes se deklarimit elektronik te taksave qe te kene kujdes dhe te perdorin programe kompjuterike origjinale ne kompjuterat nga kryejne deklarimet e tyre. Ne kete menyre reduktohen rreziqet e shkaktuara nga perdorimi i programeve kompjuterike jo ligjore dhe te palicencuara si: viruse te ndryshme qe mund te shkaktojne ekspozim te te dhenave konfidenciale, humbja e pjeseshme ose e plote e informacionit, si edhe cenojne te drejtat e autorit te programeve kompjuterike qe mbrohen nga ligji nr. 9380 date 28.04.2005 “Per te drejtat e autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me te”, te ndryshuar.

 

 

Gjithashtu  Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit Ju bën me dije se:

 

1.     Çdo veprim instalimi, riprodhimi, shpërndarje ose përdorim i programeve kompjuterike të palicensuara dhe posedimi i tyre në çdo formë a mënyrë te paautorizuar/palicencuar ligjerisht per qellime tregtare, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas Nenit 130 te Ligjit nr. 9380/2005.

 

Përdorimi i paligjshëm i programeve kompjuterike në të gjitha format e sipërpërmendura, pa lejen e autorit dhe qe shkelin te drejtat pasurore te tij,  përbën kundervajtje penale dhe dënohet sipas Nenit 149 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

 

2.     Çdo subjekt tatimpagues (bare-restorante, pub, klube nate, hotele dhe njesi të ndryshme akomoduese, operatoret radio, televizione,platforma dixhitale, telefoni celulare etj) që i përcjellin, komunikojne, transmetojne publikut (kliente apo abonente), si edhe vendosin ne dispozicion te publikut ne menyre interaktive te VEPRAVE: letrare,artistike, shkencore, perfshire dhe bazat e te dhenave; veprave muzikore (me ose pa tekst), veprave audiovizuale/kinematografike, brenda mjediseve të veta tregtare nëpërmjet pajisjeve/aparateve të posaçme të zërit dhe/ose figurës, me ose pa tel, dhe per qellim direkt dhe indirekt fitimi/tregtar, duhet të pajiset me Autorizim/Licence nga Agjencitë e Administrimit Kolektiv të Licencuara nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: Albautor Nr.1 Licence, FMAA, Nr.2 Licence, AKDIE , Nr.3 Licence dhe AMP, Nr.4 Licence. Këto janë të vetmet Agjenci që ligjërisht njihen si Titullarë të Ligjshëm të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura në RSH, konform Nenit 109 te Ligjit nr. 9380/2005.

 

Licencat e Agjencive jane pjese e ketij Njoftimi zyrtar bashkelidhur, si edhe te publikuara ne web-site zyrtyar te ZSHDA, www.zshda.gov.al. Pajisja me Autorizim/Licence shoqerohet me pagesen e tarifes perkatese, e cila behet vetem nepermjet transfertes bankare (jo cash) si edhe kundrejt Fatures Tatimore me TVSH te leshuar nga keto Agjenci. ZSHDA duhet te informohet nga cdo subjekt tatimpagues lidhur me kryerjen e ketyre pagesave dhe Autorizim/Licencave, si institucioni kompetent qe mbikqyr zbatimin e ligjit nr. 9380/2005, neni 114 dhe 117 dhe monitoron nepermjet Inspektoreve te ZSHDA, respektimin e te drejtave te autorit dhe te drejtave te lidhura ne territorin e RSH.

 

3.     Lajmërohen të gjitha subjektet tatimpagues, të bëjnë kujdes dhe të denoncojnë në organet e Policisë së Shtetit ose Prokurori, në cdo rast që përfaqësues të subjektit “Sig-Ship” SHPK me administrator Ilir Muzhaqi, ju kërkon apo detyron të paguani me para në dorë (CASH) për përdorimin (përcjelljen dhe transmetimin) e veprave artistike muzikore-audiovizuale, pasi është subjekt mashtrues, i palicencuar nga Ministri i MTKRS dhe nga asnjë ministri tjetër për të vepruar si agjenci administrimi kolektiv. Pagesat e bëra te subjekti “Sig-Ship” SHPK,  nuk njihen nga Inspektorët e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, përvecse ndaj Agjencive të mësipërme të licencuara.Për më shumë informacion lexoni në faqen tonë zyrtare www.zshda.gov.al .

 

Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit Ju falenderon per mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj. 

 Zyra e Shpypit