Workshop Kombėtar "Zbatimi i tė Drejtės sė autorit dhe tė Drejtave tė Lidhura pėr Sistemin Gjyqėsor" 14- 15 Qershor 2012

Në datat 14-15 Qershor  2012, në Tiranë, do të zhvillohet një “Workshop 2-ditor mbi Zbatimin e të Drejtës se Autorit dhe të Drejtave të lidhura për Sistemin Gjyqësor, në Republikën e Shqipërisë”. Ky aktivitet vjen ne kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) i jep Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit si dhe organizohet në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.

Aktiviteti është konceptuar të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e Gjyqtarëve të Tiranës, strukturë e cila është pjesë kyçe e zinxhirit për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e autorit në Republikën e Shqipërisë.