Emėrohet Drejtori i ri i Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit
Këto ditë, pas një vendimi të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, është emëruar në postin e Drejtorit të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit Z. Mujë Buçpapaj, i cili vjen në këtë detyrë pas një periudhe të konsiderueshme drejtimi dhe experience në fushën e manaxhimit të artit si ish –drejtor në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “ Pjetër Arbnori”.
Mujë Buçpapaj është një figurë mjaft e njohur dhe e spikatur në fushën e artit dhe letërsisë, por dhe si një ekspert i mirëfilltë në fushën e monitorimit të Mediave në Shqipëri. Mban emrin e shumë shkrimeve publikicistike, kritikave, eseve, studimeve, si dhe perthimeve kryesisht nga poezia bashkëkohore amerikane. Është autor i disa përmbledhjeve të suksesshme poetike, një pjesë e të cilave të botuara në disa gjuhë të huaja.Si një nga poetët më të mirë bashkëkohorë ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Është një nga bashkëthemeluesit e pluralzimit politik dhe shtypit të lirë në Shqipëri, me kontribute të pandërprera në jetën politike dhe mediatike edhe si një nga opinionistët më të njohur në vend dhe rajon.
Z.Buçpapaj vjen në këtë detyrë pas 5 vitesh krijimi të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit. Ky institucion është përballur jo pak me probleme specifike dhe të mprehta në fushën e të drejtës së autorit në Shqipëri, me kategorinë e përdoruesve, por dhe komunitetin e artistëve dhe krijuesve.





