Drejtori Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit, Z. Mujė Buēpapaj zhvillon takim me pėrfaqėsues tė Agjencisė sė Administrimit Kolektiv tė tė Drejtave tė Aristėve Interpretues /Ekzekutues - AKDIE
Njoftim i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit
Drejtori Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, në vijim të angazhimeve të institucionit që drejton, zhvilloi një takim me përfaqësues të Agjencisë së Administrimit Kolektiv për të Drejtat e Artistëve Interpretues/Ekzekutues(AKDIE), konkretisht Z. Naim Aliaj, Drejtori Ekzekutiv dhe Z. Eduart Buda, Drejtor Juridik i Agjencisë. Takimi u zhvillua në ambjentet e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.
Drejtori Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit Z. Buçpapaj, pasi i përgëzoi për punën dhe përkushtimin e deritanishëm, i siguroi për një bashkëpunim të vazhdueshëm midis ZSHDA dhe Agjencisë për të përmbushur detyrimet ligjore. Ngelet shumë për të bërë, sepse qëllimi për të cilën janë krijuar agjensitë është më se i qartë për të gjithë ne, pohoi Bucpapaj.
Zoti Bucpapaj theksoi në vijim se Agjensitë e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe e të drejtave të lidhura me të, janë persona juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërdarjen e tyre të titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë, por shpërndarja e këtyre të ardhurave tek titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, nga agjesnia juaj është ngrirë dhe kjo përbën një problem të vertetë, u shpreh Bucpapaj.
Drejtori Ekzekutiv i AKDIE, zoti Aliaj foli rreth problematikave që has agjencia në kryerjen dhe përmbushjen e detyrave të saj që rrjedhin nga Statuti i Agjencise por dhe nga Ligji për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e lidhura.
Ai tha se probelmet që hasin agjensitë janë të shumta duke marrë parasysh dhe realitetin shqiptar. Inspektorët e AKDIE, gjatë kohës së tyre ne terren, kur u duhet t`u rikujtojnë subjekteve detyrimet që kanë kundrejt ligjit për të drejtën e autorit dhe pajisjen me autorizimet përkatëse nga agjencitë që veprojë në Shqipëri, shpeshhere kanë kërkuar dhe asistencën e ZSHDA nëpërmejt linjes telefonike, kjo e fundit për të sqaruar subjektet se kush është AKDIE dhe ligjshmërinë e saj.
Sipas zotit Aliaj kjo vjen si rezultat i problematikës dhe i pakënaqësisë që është shkaktuar tek subjektet, kontaktimi nga ana e SIG SHIP, shoqëri tregtare, plotësisht në kundërshtim me Ligjin Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura” . Kjo shoqëri tregtare ka shkaktuar shumë kaos në treg duke konfonduar realitetin e të drejtës së autorit në Shqipëri.
Problematike sipas Z. Eduart Buda, Drejtor Juridik i Agjencisë vazhdon të mbetet gjyqësori. AKDIE ka 800 procese gjyqësore të cilat janë pezulluar. Gjyqësori mbetet hallkë kyçe në zbatimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit. Mungesa e gjyqtarëve të specializuar në fushën e të drejtave të autorit, vazhdon të mbetet problematikë në raport progres e Bashkimit Europian.
Drejtori Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, u shpreh se ka mbeshtetjen e plotë të Ministrit të TKRS-së zoti Aldo Bumçi për t’u dhënë zgjidhje ligjore këtyre problemeve të cilat janë grumbulluar nga viti në vit.Sic tha Bucpapaj, është shumë e rëdësishme që edhe agjensia juaj të respketojë statutin e vet, duke i dhnë zgjidhje në një afat të shpejtë ceshtjes së shpërdarjen të të ardhurave tek titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të.
Zoti Bucpapaj tha se kjo ceshtje do të hyjë në rrugën e zgjidhjes me miratimin e ligjit të ri “Për të drejtën e Atorit dhe të drejtave të tjera të lidhura më të”, pasi inspektimi dhe monitorimi i tregut parashikohet të jetë në varësi të Inspektarialit të Përgjithshëm të Monitorimit të Tregut, duke e liruar ZSHDA nga ky detyrim, i cili ka patur vështirësi të panumërta në terren. Aktualisht ZSHDA është në fazën e saj përfundimtare duke shqyrtuar komentet nga institucionet që kanë sjellë mendim për draft ligjin.
Më pas mbetet përgatitja e relacionit dhe dërgimi në Komisioni Parlamentar të Ligjeve.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun





