Drejtori Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit, Z. Mujė Buēpapaj zhvillon takim me pėrfaqėsues tė Forumit pėr tė drejtėn e autorit nė fushėn e kinematografisė dhe tė veprave tė tjera tė audiovizualit –FMAA

 

Njoftim i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit

 

Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, në kuadër të takimeve që po zhvillon me përfaqësuesit e Agjencive të Administrimit Kolektiv për të Drejtat e Autorit dhe të drejtat e lidhura,  për t`u njohur më nga afër me problematikën e secilës agjenci,  zhvilloi sot, një takim me përfaqësues të Forumit për të drejtën e autorit në fushën e kinematografisë dhe të veprave të tjera të audiovizualit –FMAA, konkretisht  Z. Esat Musliu  Drejtor Ekzekutiv i Forumit dhe Z. Pirro Milkani, Anëtar Bordi.

Takimi u zhvillua në ambjentet e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

Drejtori Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit Z. Buçpapaj, i cili në këtë takim shoqërohej nga zonja Sonila Meka, specialiste në sektorin e maredhënieve me publikun  dhe Blerim Gruda, specialist i sektorit të agjensive të administrimit kolektuiv për të Drejtat e Autorit dhe të drejtat e lidhura, pasi i përgëzoi për punën e kryer deri më sot, në mbrojtje të të drejtave të autorëve, i siguroi ata  për një bashkëpunim të vazhdueshëm midis ZSHDA dhe Forumit për të përmbushur detyrimet ligjore.

Z. Buçpapaj bëri një pasqyrim të gjendjes aktuale të terrenit ku operojnë aktualisht te  4 Agjensitë e administrimit kolektiv të licensuara nga MTKRS me veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe problemet e theksuara që kanë akumuluar këto agjenci vit pas viti. Më tej, Drejtori i ZSHDA-së, tha  se Agjensitë e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me të, janë përsona juridikë që kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera, të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjensisë.Një detyrim që rrjedh nga pika (d) e nenit 112 të LDA si dhe nga statutet e tyre. Mospërmbushja e këtij detyrimi ka prekur ne thelb edhe vetë ekzistencën e këtyre agjensive, duke bërë që ato të humbasin fuknksionin që janë krijuar, konkretisht shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara nga përdoruesit tek antarët, titullarë të të drejtave.

Z. Buçpapaj bëri të ditur faktin se 2 agjenci të Administrimit kolektiv të të drejtave të autorit, në kaq vite krijimi, akoma nuk kane realizuar shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara nga përdoruesit tek antarët, titullarë të të drejtave dhe kjo është absolutisht e papranueshme. Kjo është një situatë që  në bashkëpunim me MTKRS-në, dhe në respekt të LDA-së,  do t`i gjendet një zgjidhje e menjëhershme dhe e drejtë,  sepse nuk mund  të anashkalohet më tej  ky injorim i ligjit, qoftë duke u dhënë zgjidhje edhe  shkaqeve që i kanë krijuar ato.

Drejtori Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, u shpreh se e  ka njoftuar zyrtarisht  edhe Ministrin e TKRS-së, zotin Aldo Bumçi për këtë gjëndje, dhe ai ka shprehur mirëkuptimin për t’i diskutuar  dhe dhënë zgjidhje ligjore këtyre problemeve të cilat janë grumbulluar prej 5 vitesh të funksionimit të ZSHDA-së.

Në vijim Z. Milkani u shpreh se gjatë këtyre 8 viteve FMAA është munduar të përmirësojë punën e saj dhe vazhdon të punojë me përkushtim për anarët e saj

Siç tha a,i Forumi ka lidhur dhe vazhdon të lidhë kontrata me Tv kabllorë, kryesisht ato të cilët ri-transmetojnë në zona të caktuara në Shqipëri filma dhe dokumentarë shqiptare të cilat janë në pronësi të QKK. Ndërkohë problematikë mbetet mos lidhja e kontratave me transmetuesit kabllorë më të fuqshëm dhe kryesisht në Tiranë. Situata është përmirësuar ndjeshëm duke patur parasysh faktin se para 10 vitesh autori nuk merrte absolutisht asnjë qindarkë për krijimet e tij.

Z. Milkani u shpreh se qëllimi i vetëm i FMAA është të shpërblejë punën e anëtarëve të saj të krijuar ndër vite nëpëmjet shpërblimeve për krijimtarinë dhe kontributin e gjithsecilit. Forumi është transparent për të gjitha shpenzimet dhe shperblimet që shpërndan për anëtarët e saj, parim të cilin Forumi e zbaton me korrektësi dhe fanatizëm.

Me  tej Z. Milkani u shpreh për bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe një fond të caktuar që kjo ambasadë akordonte për Forumin, çdo vit, duke i dhënë prioritet zbatimit dhe respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në tërësi.

Problematike mbetet tregtimi dhe shitja e CD dhe DVD të produktit shqiptarë ndërmjet komunitetit të Shqiptarë që jetojnë ne Amerikë. Një kompani gjigantë e cila shiste karta të abonimeve një-vjecare tërësisht me produkt shqiptar kundrejt një shume të caktuar. Duhet patur parasysh që ndërkohë që fitimet janë kolosale nga këto kompani, duhet repsketuar dhe e drejta e autorit që ka krijuar veprën.  Në këto tregje të jashtzakonshme, tregtohet e drejta e autorit pa asnjë lloj përgjegjshmërie. Kjo është e papranueshme që mundin dhe djersën e komunitetit të krijuesve ta përdorin për të pasuruar veten. Përfaqësuesit e Forumit përmenden dhe raste të tjera flagrante qoftë ne territorin e Shqipërisë por dhe në diasporë, të cilat ri-transmetonjë 24 orë filma shqiptarë apo tregtojmë DVD me produkt tërësisht shqiptar.

Në vijim të pyetjes të bërë nga Z. Bucpapaj se si i monitoronin këto ri-transmetime të filmave dhe dokumentarëve shqiptare nga Televizionet kabllore, përfaqësuesit e Forumit u shprehën se kishin kontraktuar një agjenci monitorimi “DELTA”, e cila kryente me seriozitet dhe përkushtim këtë monitorim të të gjithë produktit shqiptar qofshin filma, dokumentar apo filma të animuar, një zgjidhje që janë munduar ta bëjnë e ta paguajnë me fondet e tyre si Forum, për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës së tyre, meqënëse KKRT nuk e kryente një funksion të tillë.

Në fund  drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, duke i falenderuar bashkebiseduesit,  u shpreh se do të bashkëpunojë edhe më tej me Forumin për të zbatuar ligjin dhe të gjitha detyrimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi dhe që FMAA-se i janë dërguar në rrugë shkresore, obligime që u trajtuan edhe në këtë takim.