Drejtori i Pergjithshem i WIPO-s Z. Francis GURRY viziton Shqiperine me datat 15-16 Tetor 2012

                                NJOFTIM PËR SHTYP

 

Më datat 15-16 Tetor 2012 viziton Shqipërinë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Z.Francis GURRY.

Z. Gurry ka punuar në këtë institucion që nga viti 1985, duke drejtuar deparatmente të ndryshme të fushës së Pronësisë Intelektuale. Që nga viti 1998 mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Është hera e parë që një personalitet i këtij rangu në fushën e Pronësisë Intelektuale viziton Shqipërinë.

Z. Gurry pritet të zhvillojë disa takime të rangut të lartë gjatë vizitës së tij 2-ditore, duke përfshirë dhe Kreun e Ekzekutivit të Tiranës Zyrtare, SH.T.Z. Sali Berisha.

Me datë 16 Tetor 2012 Z. Gurry do të takohet me Ministrin e Kulturës, Tuzimit, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi. Sipas Protokollit të Shtetit pritet që Z. Gurry do të zhvillojë takim  me Ministrin e Jashtëm, Z. Edmond Panariti, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Z. Edmond Haxhinasto.

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e ka mbështetur ZSHDA-në që nga momenti i krijimit të saj në vitin 2007, duke u bërë një nga partnerët e saj ndërkombëtarë më bashkëpunues.

Kjo marrëdhënie ka ardhur duke u forcuar nga viti në vit. OBPI ka ofruar për zyrën dhe stafin e saj mbi dhjetra aktivitete, seminare, vizita studimore, asistencë teknike etj, të cilat kanë reflektuar qartë interesat e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrit  të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, për përshtatjen e standarteve ndërkombëtare në fushën e Pronësisë Intelektuale e shprehur kjo dhe në Strategjinë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale 20-10-2015.

 

ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

ZSHDA