Vizita e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės Botėrore tė Pronėsisė Intelektuale Z. Francis Gurry
Në data 15-16 Tetor 2012, një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale Z. Francis Gurry së bashku me Z. Michal Svantner, Drejtor i Divizionit për disa shtete të caktuara të Europës dhe Azisë si dhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Gjenevë, SH.T.Z. Sejdi Qerimaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri me kretë të lartë të qeverisë shqiptare
Delegacioni gjatë vizitave zyrtare shoqërohej nga Z. Mujë Buçpapaj, Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe Z. Safet Sula, Drejtori i Përgjithshëm i Markave dhe Patentave.
Z. Gurry në ditën e parë të vizitës së tij u prit nga Kryetari i Këshillit të Ministrave SH.T.Z Sali Berisha. Gjatë takimit më Kryeministrin e Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, z. Francis Gurry, u shpreh se ndihej i privilegjuar që iu dha mundësia të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, pas emërimit të tij dhe, të ketë mundësi të shohë zhvillimet shumë pozitive dhe arritjet e këtij vendi.
Ai vuri në dukje se bashkëpunimi i zyrës që përfaqëson, me Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe me qeverinë shqiptare, ka qenë gjithmonë shumë i frytshëm dhe bashkëpunues. Kjo vizitë synon të thellojë më tej këtë bashkëpunim dhe të vjelë rezultate të tjera pozitive.
Kryeministri theksoi edhe njëherë faktin se për qeverinë e tij, pronësia intelektuale është një fushë shumë e rëndësishme që ka një rol të madh në zhvillimin e gjithanshëm të vendit, sidomos në rrafshin ekonomik e shoqëror. Kjo është një fushë shumë e ndjeshme, të cilën qeveria shqiptare e ka trajtuar me kujdes e vëmendje të veçantë, duke draftuar e aprovuar ligje që synojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e cila prek shumë njerëz e grupe të caktuara shoqërore, si dhe zhvillimet e shpejta demokratike ekonomike.
Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, z. Francis Gurry e përgëzoi Kryeministrin për kuadrin ligjor të ndërtuar nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, si dhe zbatimin e tij. Ai shprehu komplimentet për strategjinë e qeverisë shqiptare në lidhje me pronësinë intelektuale 2010-2015, duke theksuar se kjo strategji adreson mekanizmat e duhur për të ndihmuar zhvillimin e vendit, për të mbështetur inovacionin, krijueshmërinë dhe inkurajon sipërmarrësit dhe të talentuarit për të bërë realitet idetë e tyre dhe për t’i mbrojtur ato.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria ka inkurajuar dhe do të inkurajojë inovacionin, sipërmarrjen dhe krijimtarinë, duke garantuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e tyre, si elementë të rëndësishëm që i nxisin dhe i çojnë përpara këto pronësi intelektuale shumë të vyera. Bashkëpunimi i qeverisë sime dhe i drejtorisë përkatëse me WIPO-n është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ka një rol të veçantë në nxitjen dhe mbrojtjen e faktorëve që çojnë përpara zhvillimet demokratike dhe parandalon praktikat jo korrekte dhe jo ligjore që shfaqen jo rrallë.
Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, Z. Francis Gurry theksoi se kjo është një çështje delikate dhe e vështirë për t’u adresuar në mbarë botën, sepse pronësia intelektuale, duke qenë abstrakte, mbart me vete një sërë problemesh në të kuptuar e respektuar, prandaj qëllimi i organizatës është të mbështesë të gjitha ato zhvillime të lidhura me revolucionin dixhital, demokratizimin e njohurive që mundësojnë të ushtruarit e të drejtave të kësaj pronësie dhe mbrojtjes së saj.
Ai tha se Shqipëria shquhet dhe përgëzohet për arritjet e saj në vitet e fundit, në mbështetjen dhe përhapjen e inovacionit në procesin e edukimit dhe arsimimit. Këto arritje duhen zhvilluar më tej, me të njëjtat ritme dhe përkushtimin e deritanishëm.
Ministri i Jashtëm, Z. Edmond Panariti, pret Drejtorin e Përgjithshëm të WIPO-s, Dr. Francis Gurry
Ministri Panariti falënderoi Dr. Gurry për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të ofruar nga kjo organizatë ndaj dy partnerëve kryesorë të saj në Shqipëri: Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave dhe Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit.
Gjatë bisedës Ministri Panariti nënvizoi rolin parësor të WIPO-s në drejtim të mundësimit të automatizimit të procedurave të administrimit të Pronësisë Industriale në vendin tonë, si dhe konstatoi me kënaqësi që WIPO është partneri dhe mbështetja kryesore e ZSHDA gjatë këtyre 5 viteve të ekzistencës së kësaj zyre. WIPO ka ofruar trajnime të ndryshme dhe përgatitje profesionale të stafit të ZSHDA dhe konsulentë ligjore për rishikimin e legjislacionit shqiptar dhe nivelit të harmonizimit të tij me traktate dhe konventat ndërkombëtare në fushën e të drejtës s së autorit.
Ministri Panariti informoi Dr. Gurry se me ndihmën dhe mbështetjen e WIPO-s ka filluar përgatitja e “Studimit Kombëtar mbi Kontributin e Industrive të së Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të lidhura në Ekonominë Kombëtare të Shqipërisë”, studim i cili do t`i shërbejë Qeverisë Shqiptare për të propozuar politika dhe ndërhyrje institucionale për inkurajimin e rritjes dhe zhvillimin e industrive të bazuara në të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura në vend.
Dr. Gurry nga ana e vet falënderoi Ministrin Panariti për mbështetjen e vazhdueshme që jep MPJ në drejtim të lehtësimit të bashkëpunimit të institucioneve në vendin tonë me strukturat përkatëse të WIPO-s. Ai gjithashtu vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunim e realizuar deri tani midis kësaj organizate dhe vendit tonë dhe premtoi që në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë ky bashkëpunim në drejtim të rritjes së aksesit që do të kenë institucionet shqiptare në bazat e të dhënave që disponon kjo organizatë, me qëllim nxitjen e krijimtarisë dhe produktivitetit në fushën e pronësisë intelektuale.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide rreth sfidave globale të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit global të pronësisë intelektuale në dobi të zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe afirmuan përkushtimin reciprok që bashkëpunimi serioz dhe i frytshëm që ekziston tashmë midis WIPO-s dhe partnerëve të saj lokal në Shqipëri, do të thellohet akoma më shumë në të ardhmen.
Më tej delegacioni u prit nga Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumci dhe nga Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit Z. Mujë Buçpapaj. Z. Bumci e falenderoi Drejtorin e WIPO –s për mbështetjen e deritanishme që i ka dhënë Qeverisë Shqiptare dhe konktretisht Zyrës së Markave dhe Patentave dhe Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit. Kjo organizatë ka qënë një bashkëpuntor i ngushtë i këtyre institucioneve, vecanërisht i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, duke e mbështetur me dhjetra aktivitete dhe seminare në fushën e të drejtës së autorit dhe zbatimin e saj në Republikën e Shqipërisë si dhe në rrugën drejt nxitjes së inovacionit dhe krijimtarisë por dhe përmirësimit të kuadrit ligjor me atë të vendeve të BE-së.
Me tëj Z. Bumçi e falenderoi Z. Gurry dhe në emër të ZSHDA-së dhe konstatoi me kënaqësi që WIPO është partneri dhe mbështetja kryesore e ZSHDA gjatë këtyre 5 viteve të ekzistencës së kësaj zyre.
WIPO ka ofruar trajnime të ndryshme dhe përgatitje profesionale të stafit të ZSHDA dhe konsulentë ligjore për rishikimin e legjislacionit shqiptar dhe nivelit të harmonizimit të tij me traktate dhe konventat ndërkombëtare në fushën e të drejtës s së autorit nga ekspertët më të mirë dhe personalitete në fushën e pronësisë Intelektuale.
Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli ka zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), z. Francis Gurry.I pranishem ishte edhe Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit Z. Mujë Buçpapaj.
Pasi uroi mirësëardhjen, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi bashkëpunimin midis WIPO-s dhe Shqipërisë ndër vite ku janë realizuar projekte të suksesshme, ndërsa z. Gurry shprehu angazhimin për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Gjatë takimit, Kryetarja e Kuvendit dhe Drejtori i Përgjithshëm i WIPO-s diskutuan lidhur me pronësinë intelektuale, të drejtat e autorit në fushën e produksioneve kinematografike, muzikore etj, piraterinë në eopkën dixhitale, markat industriale si dhe programeve të tjera me të cilat punon Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale. Znj. Jozefina Topalli dhe Z.Gurry theksuan rëndësinë për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit në të gjitha drejtimet por edhe nxitjen e mekanizmave për mbrojtjen e krijimtarisë si dhe investuesve të saj. Në takim u vlerësua se zhvillimi i këtyre programeve, është një element i rëndësishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Zv/Kryeministri dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Z. Edmond Haxhinasto zhvillon takim me Z. Gurry.
Gjatë bisedës me z. Gurry, ministri Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që Shqipëria ka patur me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, pasi automatizimi i procesit të pranimit dhe procesimit të aplikimeve për regjistrimin e objekteve të pronësisë intelektuale është realizuar plotësisht me mbështetjen dhe asistencën teknike të OBPI.
Z. Haxhinasto tha se Shqipëria është angazhuar në mënyrë aktive me Organizatën për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.
Z. Haxhinasto theksoi rëndësinë e trajnimeve të administratës shtetërore pranë kësaj organizate për fuqizimin e kapaciteteve humane, në funksion të një ekonomie globale akoma edhe më konkuruese. Ai kërkoi edhe punësimin e specialistëve shqiptarë pranë kësaj organizate.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun





