Njoftim i ZSHDA
Njoftim i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit
Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj në vijim të takimeve me përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit, në lidhje me vjeljen e mendimeve mbi projektligjin e ri për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, ka zhvilluar disa takime dhe me Drejtorin ekzekutiv te Agjencisë së Administrimit Kolektiv Albautor Z. Idar Bistri.
Përveç diskutimeve të gjera në lidhje me komentet e projektligjit për të drejtën e autorit, risitë që sjell, takimi u fokusua dhe në problematiken e agjensise sidomos viteve te fundit dhe mosreagimi në kohë i problemeve të reflektuara nga agjencia në fjalë.
Probelemet që hasin agjensitë e administrimit kolektiv janë të shumta duke marrë parasysh dhe realitetin shqiptar si dhe mungesën e theksuar të informacionit në lidhje me fushën e të drejtës së autorit.
Z. Bucpapaj çmoi rolin e Agjencisë së Administrimit Kolektiv Albautor si agjensia e pare shqiptare e themeluar prej vitit 1992 ne fushen e mbrojtjes te te drejtave te autorit. Ai theksoi se Agjensitë e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe e të drejtave të lidhura me të, janë persona juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërdarjen e tyre të titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë. Qëllimi i tyre është thjesht mbledhja dhe shpërndarja për anëtarët e tyre dhe kjo duhet te behet patjeter edhe nga Albautor.
Zoti Buçpapaj vijoi me tej duke thënë se çështja e inspektimeve do të hyjë në rrugën e zgjidhjes me miratimin e ligjit të ri “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura më të”, pasi inspektimi dhe monitorimi i tregut parashikohet të jetë në varësi të Inspektarialit të Përgjithshëm të Monitorimit të Tregut, duke e liruar ZSHDA nga ky detyrim, i cili ka patur vështirësi të panumërta në terren. Aktualisht ZSHDA është në fazën përfundimtare të dërgimit të këtij projektligji në Ministrinë e Kulturës, Turizimit, Rinisë dhe Sporteve.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Administrimit Kolektiv Albautor Z. Idar Bistri, pasi falenderoi Drejtorin e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj për gatishmërinë e treguar për të diskutuar për problemet e agjensive të administrimit kolektiv dhe veçanërisht të ALBAUTOR, tha se mbetet i hapur për të bashkëpunuar me ZSHDA-ne, ne interes të mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Ai ofroi ekspertizen e tij dhe te agjensise qe drejton lidhur me projekt-ligjin e ri “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura më të,” duke u ndalur në disa cështje të rëndësishme që përmirësojnë më tej punën e agjensive të administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe e të drejtave të lidhura me të.
Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, tha në fund se institucioni që ai drejton mbetet i hapur për të diskutuar të gjitha problemet që shoqërojnë administrimin kolektiv të të drejtave Autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura më të, si dhe i përkushtuar për të zbatuar Ligjin “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura më të.”
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun





