NJOFTIM I ZSHDA

    NJOFTIM I ZYRËS SHQIPTARE PËR TË DREJTËN  E AUTORIT

Në bazë të ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me të” si dhe mbështetur në Urdhrin e Drejtorit të Zyrës Shqiptare për të Drejtën  e Autorit, inspektorët e ZSHDA-së kanë filluar inspektimet në subjektet tregtare duke ushtruar kontroll në bazë të kompetencave që Ju jep ligji në fuqi.

Subjektet tregtare të monitoruara janë banka të nivelit të dytë, si dhe kompanitë e sigurimeve, duke konstatuar ligjshmërinë e programe kompjuterike.

Me qëllim garantimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit mbi programet kompjuterike dhe në përmbushje të misionit që LDA përcakton për monitorimin e respektimit të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura në vendin tonë, ky inspektim do të vazhdojë deri në fund të muajit Nëntor.

 

Zyra e Shtypit