NJOFTIM - INSPEKTIM MBI PROGRAMET KOMPJUTERIKE
Stop piraterisë së programeve kompjuterike!
Në zbatim të ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me të”, Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, urdhëroi ngritjen e grupit të inspektimit në ZSHDA, dhe autorizimin e Inspektorëve për ushtrimin e kontrollit ndaj të gjithë subjekteve tregtare si: call center, spitale, kompani bastesh, të cilet gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre përdorin programe kompjuterike, të mbrojtura nga LDA.
Me qëllim garantimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit mbi programet kompjuterike dhe në përmbushje të misionit që LDA përcakton, Inspektimi kundrejt subjekteve të sipërpërmendura do të vazhdojë deri më 25.01.2013





