Takim i Drejtorit te ZSHDA-se Z. Buēpapaj me Autoritetin e Konkurencės nė kuadėr tė Memorandumit tė Bashkėpunimit
Njoftim i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit
Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, në kuadër të takimeve që po zhvillon me përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore me të cilat, ZSHDA ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit më të lartë të Autoritetit të Konkurencës.
Ky takim vjen në kuadër të takimeve që Z. Bucpapaj, po kryen për të rivendosur dhe riforcuar detyrimet përkatëse që burojnë nga Memorandumet e Nënshkruara.
Z. Bucpapaj shoqërohej në këtë takim nga Znj. Alma Tafani, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrim, Çertifkim Inpsektimit, Znj. Merita Cenaj, Përgjegjëse e Gjykimit dhe Adminstrimit të Ankimeve, dhe Znj. Sonila Meka, Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun.
Përfaqësuesit e Zyrës u pritën nga Kryetarja e AK, Znj. Lindita Milo (Lati), N/Kryetarja Znj.Konomi, Komisionerët Znj. Gruda, Z. Broka, Znj. Zajmi, Sekretari i përgjithshëm, Znj. Dervishi dhe Drejtori i Mbikëqyrjes së Tregut, Z. Melani.
Takimi u zhvillua në ambjentet e Autoritetit të Konkurencës.
Zj. Kryetare pasi falenderoi Z. Bucpapaj për mundësinë e takimit, bëri një panoramë të përgjithshme të mënyrës se ku mund të gjenden pikat e përbashkëta dhe mënyrat e mundshme të bashkëpunimit, përveçse shkëmbimit të informacionit. Eskpertë të AK kanë qënë shpeshherë të ftuar nga ZSHDA në trajnimet që kjo e fundit ka organizuar në kuadër të zbatimit të legjislacionit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura.
Më pas Z. Bucpapaj bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale të të drejtës së autorit në Shqipëri, terrenit dhe situatës së krijuar në vend, vështirësi që kjo fushë has për shkak të kompleksitetit që ka. Aktualisht, u shpreh Buçpapaj – jemi në pritje të miratimit të Projekt- ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, tërësisht në përputhje me direktivat e BE-së dhe praktikat më të mira europiane. Fusha e të drejtës së autorit është një fushë komplekse dhe në të duhet të përfshihen shumë aktorë në mënyrë që secili të kryejë pjesën e zinxhirit zbatues të legjislacionit në fuqi.
Duke vijuar, Z. Buçpapaj bëri një pasqyrim të gjendjes aktuale të terrenit ku operojnë aktualisht te 4 Agjensitë e administrimit kolektiv të licensuara nga MTKRS me veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe problemet e theksuara që kanë akumuluar këto agjenci vit pas viti. Më tej, Drejtori i ZSHDA-së, tha se Agjensitë e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me të, janë përsona juridikë që kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera, të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjensisë. Një detyrim që rrjedh nga pika (d) e nenit 112 të LDA si dhe nga statutet e tyre. Mospërmbushja e këtij detyrimi ka prekur ne thelb edhe vetë ekzistencën e këtyre agjensive, duke bërë që ato të humbasin funksionin që janë krijuar, konkretisht shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara nga përdoruesit tek antarët, titullarë të të drejtave.
Z. Buçpapaj bëri të ditur faktin se 2 agjenci të Administrimit kolektiv të të drejtave të autorit, konkretisht ALBAUTOR dhe AKDIE prej 3- 4 vitesh, nuk kanë realizuar shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara nga përdoruesit tek antarët, titullarë të të drejtave dhe kjo është absolutisht e papranueshme.
Kjo është një situatë që në bashkëpunim me MTKRS-në, dhe në respektim të LDA-së, do t`i gjendet një zgjidhje e menjëhershme dhe e drejtë, sepse nuk mund të anashkalohet më tej ky injorim i ligjit, qoftë duke u dhënë zgjidhje edhe shkaqeve që i kanë krijuar ato.
Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, u shpreh se e ka njoftuar zyrtarisht edhe Ministrin e TKRS-së, zotin Aldo Bumçi për këtë gjëndje, dhe ai ka shprehur mirëkuptimin për t’i diskutuar dhe dhënë zgjidhje ligjore këtyre problemeve të cilat janë grumbulluar prej 5 vitesh të funksionimit të ZSHDA-se.
Pas diskutimeve të gjera për bashkëpunimin e mëtejshëm midis këtyre dy institucioneve palët falenderuan njëri –tjetrin për mundësinë e takimit, duke shprehur vullnetin e ndërsjellë për një bashkëpunim sa më të frutshëm, të vazhdueshëm në mbrojtje dhe zbatim të ligjeve respektive.
ZYRA E SHTYPIT





