Zyra Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit i propozon Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pezullimin e licencės sė agjencive ALBAUTOR dhe AKDIE.
NJOFTIM
Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit njofton se, duke marrë shkas nga keqfunksionimi i agjencive të administrimit kolektiv të krijuara në bazë të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” dhe të licensuara nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me qëllim administrimin e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të lidhura me to, grumbullimin dhe shpërndarjen e të ardhurave nga përdoruesit e veprave me objekt pronësinë intelektuale tek titullarët e së drejtës, në ushtrim të kompetencave ligjore dhe bazuar në VKM-në Nr. 232, datë 19.04.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e ZSHDA” përkatësisht, pika 14, Nenit 116 të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ka propozuar Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin e licencës së agjencive “ALBAUTOR” dhe “AKDIE” për periudhën 6-mujore, parashkikuar në pikën 2 të Nenit 116, si afat i fundit i agjencive për përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Ky propozim vjen si shkak i moszbatimit të Ligjit “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhur” dhe Statuteve të agjencive “Albautor” dhe “AKDIE”, të tilla si:
- Mospërmbushje e detyrimit për të mbledhur nga përdoruesit të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejatve të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statutore dhe tarifat e deklaruara;
- Mospërmbushjen e detyrimit për të depozituar në ZSHDA informacionin e kërkuar në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së tyre;
- Depozitimin në ZSHDA të çdo autorizimi të lëshuar me faturë tatimore;
- Mosdepozitimin e listës së tarifave të miratuara nga agjencitë;
- Mospërmbushjen e detyrimit për thirrjen çdo vit kalendarik të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, e cila duhet të miratojë buxhetin e Agjensisë dhe listën e shpërndarjeve;
ZSHDA bën me dije se Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shprehuar angazhimin e tij për shqyrtim të vëmendshëm të dokumentacionit të veprimtarisë së agjencive të licensuara, si dhe mbështetjen e ZSHDA-së për ti dhënë zgjidhje ligjore problematikës së përvitshme të agjencive të menaxhimit kolektiv, si rezualtat i mospërmbushjes së detyrimeve ligjore dhe statutore.
Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit edhe njëherë shpreh mbështetjen ndaj agjencive të menaxhimit kolektiv të të drejtatve të autorit dhe të drejtave të lidhura, në luftën e përbashkët kundër piraterisë, por duke i kërkuar agjencive të përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve/ titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura
ZYRA E SHTYPIT





