Takim i Drejtorit te Zyres Shqiptare per te Drejten e Autorit Z.Buēpapaj me Drejtorin e Pergjithshem te Doganave Z. Gjymishka ne kuader te Memorandumit te Bashkepunimit

Njoftim i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit 

                            

Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, në kuadër të takimeve që po zhvillon me përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore me të cilat, ZSHDA ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Z. Flamur Gjymishka. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Z. Genti Çani, Drejtor i Drejtorisë së Markave, Patentave dhe Pronësisë Intelektuale.

Ky takim vjen në kuadër të takimeve që Z. Bucpapaj, po kryen për të rivendosur dhe riforcuar detyrimet përkatëse që burojnë nga Memorandumet e Nënshkruara.

Z. Bucpapaj shoqërohej në këtë takim nga Znj. Alma Tafani, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrim, Çertifkim Inpsektimit, dhe Znj. Sonila Meka, Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun.

Takimi u zhvillua në ambjentet e Drejtorisë së përgjithshme të Doganave.

Z. Gjymishka pasi e falenderoi Z. Bucpapaj për interesin që po tregon në luften e perbashket kunder piratererise si dhe per zbatimin e ligjit per mbrojtjen e të drejtave të autorit, bëri një panoramë të përgjithshme të kësaj fushe kaq sensitive dhe që kërkon vëmendjen maksimale të organeve përgjegjëse. Eskpertë të Drejtorisë së Doganave  kanë qënë shpeshherë të ftuar nga ZSHDA në trajnimet që kjo e fundit ka organizuar në kuadër të zbatimit të legjislacionit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura.

Më tej Z. Bucpapaj  bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale të të drejtës së autorit në Shqipëri, terrenit dhe situatës së krijuar në vend, vështirësi që kjo fushë has për shkak të kompleksitetit që ka. Aktualisht, u shpreh Buçpapaj – jemi në pritje të miratimit të Projekt- ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, tërësisht në përputhje me direktivat  e BE-së dhe praktikat më të mira europiane. Fusha e të drejtës së autorit është një fushë komplekse dhe në të duhet të përfshihen shumë aktorë në mënyrë që secili të kryejë pjesën e zinxhirit zbatues të legjislacionit në fuqi.

Duke vijuar, Z. Buçpapaj bëri një pasqyrim të gjendjes aktuale të terrenit ku operojnë aktualisht te  4 Agjensitë e administrimit kolektiv të licensuara nga MTKRS me veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe problemet e theksuara që kanë akumuluar këto agjenci  vit pas viti.

Më tej u diskutuan nga të dy palët për mënyrat e mundshme të bashkëpunimit, duke nisur që nga shkembimi  i informacionit deri tek ndërmarrja e një fushtate të përbashkët të informimit për subjektet që kryejnë import-eksport të produkteve që mbrohen nga e drejta e autorit. Më tej u fol edhe per marrjen aksioneve konkrete  për bllokimin e  mallrave dhe produkteve pirate të fallsifikuara qysh në doganë, në mënyrë që të mbrohet dhe  të respektohet e drejta e  autorit dhe të drejtat e lidhura, si dhe të shktohet lufta  kundër piraterisë dhe fallsifikimit të produktit intelektual në fushën e kulturës, artit, shkencës.

Z. Gjymishka garantoi per mbështetjen dhe vullnetin e plotë te tij dhe te DPD për të bashkëpunuar me Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit, jo vetëm në kuadër të Memorandumit të Bashkëpinumit, por edhe në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare në mënyrë që të drejtat e autorit të kenë vemëndjen e duhur nga të gjitha institucionet e shtetit shqiptar përfshirë edhe doganat.

Pas diskutimeve të gjera për bashkëpunimin e mëtejshëm midis këtyre dy institucioneve palët falenderuan njëri –tjetrin për mundësinë e takimit, duke  shprehur vullnetin e ndërsjellë për një bashkëpunim sa më të frutshëm, të vazhdueshëm në mbrojtje dhe zbatim të ligjeve respektive.

 

ZYRA E SHTYPIT