Drejtori i Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit, Z. Mujė Buēpapaj zhvilloi takim me Pėrfaqėsuesin e Ambasadės Amerikane Z. Nikhil SUDAME

Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, priti sot Përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane për cështjet Ekonomike dhe Politike Z. Nikhil SUDAME dhe Asisteten Tregtare për Cështjet Politike dhe Ekonomike Znj. Edi JACELLARI.

Z. Bucpapaj shoqërohej në këtë takim nga Znj. Alma Tafani, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrim, Çertifkim Inpsektimit, Znj. Sonila Meka, Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun.

Takimi, i kerkuar nga pala amerikane,  u zhvillua në ambjentet e.Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit 

Qëllimi i takimit ishte njohja me situatën aktuale të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të produktit intelektual në Shqipëri si dhe bashkëpunimi në të ardhmen midis ZSHDA dhe Ambasadës Amerikane.

Z. Bucpapaj së pari, falenderoi Z.Sudame për mbështetjen e deritashme dhe vemëndjen e Ambasadës Amerikane për cështjet e mprehta të Pronësisë Intelektuale në Republikën e Shqipërisë. Ai tha se të drejtat e pronësisë intelektuale kanë patur vëmendjen e Ambasadës Amerikane, Dhomës Amerikane të Tregtisë por dhe të Organizatës USAID në Shqipëri, nepermjet projektit  Rritje Albania dhe kanë shprehur dëshirën për bashkëpunim në mbrojtje të këtyre të drejtave.

Më pas Z. Bucpapaj  bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale të të drejtës së autorit në Shqipëri, terrenit dhe situatës së krijuar në vend, vështirësi që kjo fushë has për shkak të kompleksitetit që ka. Aktualisht, u shpreh Buçpapaj – jemi në pritje të miratimit të Projekt- ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, tërësisht në përputhje me direktivat  e BE-së dhe praktikat më të mira europiane. Fusha e të drejtës së autorit është një fushë komplekse dhe në të duhet të përfshihen shumë aktorë në mënyrë që secili të kryejë pjesën e zinxhirit zbatues të legjislacionit në fuqi.  Inspektimi vijoi më tej Z. Bucpapaj është një nga detyrat më të rëndësishme që kjo Zyre kryen.

Aktualisht ka filluar një fushatë anti- pirateri në të gjitha subjektet të cilat përdorin programe kompjuterike të palicensuara, si banka, spitale, call center, kompani sigurimesh, Pika bastesh etj.. 

Duke vijuar, Z. Buçpapaj bëri një pasqyrim të gjendjes aktuale të terrenit ku operojnë aktualisht te  4 Agjensitë e administrimit kolektiv të licensuara nga MTKRS me veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe problemet e theksuara që kanë akumuluar këto agjenci vit pas viti.

 

Z. Buçpapaj bëri të ditur faktin se 2 agjenci të Administrimit kolektiv të të drejtave të autorit, konkretisht ALBAUTOR dhe AKDIE prej 3- 4 vitesh, nuk kanë realizuar shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara nga përdoruesit tek antarët, titullarë të të drejtave dhe kjo është absolutisht e papranueshme.

Më tej u vijua me diskutime të tjera në lidhje me aktitetetet që janë bërë në kuadër të Strategjisë kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Z. Sudame, falenderoi Z. Bucpapaj dhe stafin e tij, për mundësinë e takimit dhe për punën që po bën në mbrojtjen sa më të mirë të drejtave të produktit intelektual dhe i siguroi mbështjetjen dhe vemendjen e Ambasadës Amerikane dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të bashkëpunuar më tej në të ardhmen për të garantuar një nivel mbrojtje te te drejtave te autorit si në vende të tjera të botës së civilizuar.

 

 

ZYRA E SHTYPIT