Drejtori i Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit, Z. Mujė Buēpapaj, priti sot nė njė takim pėrfaqėsues tė Shoqatės sė Hotelierėve Shqiptare

Më datë 04.03.2013, Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Z. Mujë Buçpapaj, priti në një takim përfaqësues të Shoqatës së Hotelierëve Shqiptarë, përkatësisht, Znj. Matilda Naço, Drejtore Ekzekutive dhe Z. Zak Topuzi, President i Sektorit të Hoteleve në ATA.

Takimi u zhvillua në ambjentet Zyrës Shiptare për të Drejtën e Autorit.

Qëllimi i takimit ishte problematika në lidhje me respektimin e Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, nga subjektet që përfaqëson Shoqata  e Hotelierëve Shqiptare.Përfaqësuesit e shoqatës në fjalë trajtuan në takim  çështjen e tarifave, të cilat aplikojnë agjensitë e menaxhimit kolektiv në Shqipëri, duke i konsideruar ato si të larta, duke marrë në konsideratë dhe të ardhurat që krijohen nga perdorimi i produkteve që mbrohen nga LDA prej këtyre bizneseve.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve kërkuan nga ZSHDA që bazuar në ligjin 9380 datë 28.04.205 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, të shikojnë mundësinë e  negocimit me agjensitë e manaxhimit kolektiv për caktimin e tarifave më të arsyeshme në mënyrë që të mund të paguhen dhe të jenë të përballueshme nga të gjitha subjektet përdorues.

Z. Buçpapaj në vijim të bisedës u tha bashkëbiseduesve  se ZSHDA bazuar në kopetencat e saj ligjore do të kontaktojë me  4 Agjensitë e administrimit kolektiv të licensuara nga MTKRS me veprimtari në Republikën e Shqipërisë

për të trajtuar me konstruktivitet kërkesën tuaj. Ai i njohu bashkebiseduesit për politikën promovuese që po ndjek ZSHDA  për respektimin e Ligjit për  të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, si dhe bashkepunimin e saj edhe me subjekte nderkombetare përfshirë edhe “Rrita Albania”, posacërisht lidhur me respektimin e këtij ligji nga subjetet hotelire, ku janë parashikuar disa trajnime përpara fillimit të pikut të sezonit turistik në vend.

Më tej, Drejtori i ZSHDA-së, tha  se Agjensitë e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me të, janë përsona juridikë që kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera, të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjensisë.

Drejtori i ZSHDA-se nënvizoi faktin se edhe  Ministri i TKRS Z. Bumçi ka shprehur një vëmendje maksimale ndaj  çështjes së turizmit dhe çeljen e nje sezoni turistik sa më të mirë. Përsa sa më lart u ra dakort për të konsideruar  mundësinë e një takimi të afërt  mes përfaqësuesve të agjesnive të manaxhimit kolektiv dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Hotelierëve.

 

ZYRA E SHTYPIT